Thiago: Ka gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar se çfarëdolloj sporti

13 mars 2020 | 16:52

Paradoksi Bundesliga. Me pezullimin e Ligue 1 në Francë, Premier League, kampionatit skocez dhe shumë ligave të tjera evropiane, Bundesliga është i vetmi kampionat i rëndësishëm që nuk është ndalur për momentin dhe do të luhet këtë fundjavë.

Krerët më të lartë të Bundesligas dhe Federatës Gjermane të Futbollit kanë vendosur që ndeshjet e kësaj fundjave të luhen pa praninë e tifozëve dhe e marta e ardhshme deri në datën 2 prill do të ndalet zyrtarisht futbolli edhe në Gjermani.

Një vendim ky që po krijon jo pak polemika pasi në lojë është jeta dhe shëndeti i futbollistëve dhe për momentin askush nuk mund të mendojë për fushën e blertë në këtë situatë që ndodhet bota. Një reagim të fortë ka bërë edhe mesfushori i Bayern Munich Thiago Alcantara. “Kjo është një çmenduri. Boll u tallët dhe kthehuni me këmbë në tokë. Le të tregohemi të qetë, tani ka gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar se çfarëdolloj sporti”, theksoi Thiago.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…