Bunjaku, basketbollisti i muajit janar në Superligë

05 shkurt 2020 | 14:31

Votat e tifozëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë shpallur basketbollistin e muajit janar, fundorin Valon Bunjaku.

Basketbollisti i Yllit ka shkëlqyer në muajin që lamë pas duke treguar formë të lartë në paraqitjet e tij. “Valon Bunjaku është shpallur lojtari i muajit janar në votimin e tifozëve në faqen zyrtare në ‘Facebook’. Garat do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm, ku në garë do të jenë basketbollistët që zgjedhën MVP të javës”, thuhet në njoftimin e FBK-së. Bunjaku më parë ka luajtur te kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot…