
Bunjaku publikon listën e Kosovës U19 për grumbullimin e qershorit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e radhës që do të zhvillohet në muajin qershor. Në kuadër të këtij grumbullimi, Kosova U19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së regjionit të Saksonisë nga Gjermania.
Të dy takimet do të zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Orari i ndeshjeve miqësore është të mërkurën nga ora 16:00 dhe të premten në orën 11:00. Ky grumbullim dhe ndeshjet miqësore paraqesin një mundësi të mirë për përzgjedhësin Bunjaku që të shohë nga afër formën dhe potencialin e futbollistëve të rinj në prag të angazhimeve zyrtare të ardhshme.
Lista: L.Gutaj, I.Rexhepi, A.Sinanaj, F.Selimi, L.Salihu, E. Hasanmetaj, A.Tahirukaj, D.Lakna, V.Cena, O.Bajraktari, E.Mavriqi, G.Dushaj, E.Kasniqi, G, Hetemaj, E.Haxhiu, M.Llumnica, R.Ahmeti, A.Murati, L.Ferati, L.Jerlia, E.Hajrullahu, F.Haxhiu, A.Rrahmani.