Burim Meta: Albin Kurti i ka bërë tradhti Vjosa Osmanit

07 maj 2026 | 00:25

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për raportet e mëhershme politike ndërmjet Osmanit dhe Albin Kurti.

Meta ka deklaruar se, sipas tij, Kurti i kishte dhënë mbështetje Osmanit për postin e presidentes, por më vonë kishte ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar këtë si “tradhti”.

“Unë dua të them disa biseda që i ka pasur Albin Kurti me Vjosa Osmanin, të cilat nuk i dini ju. Deri në momentet e fundit, Albin Kurti ka thënë që i ka 57 deputetë dhe se në çdo moment mund ta realizojë këtë. Këto fjalë i ka thënë deri dy apo tre ditë para zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Meta.

Ai shtoi se, sipas pretendimeve të tij, Kurti kishte përjashtuar çdo kandidat tjetër për president.

“Ai ka thënë se nuk ka kandidat tjetër për Republikën e Kosovës, nuk mbështet kandidat tjetër dhe nuk do të lejojë tjetër president përveç Vjosa Osmanit. Kjo është tradhtia që ka ndodhur, pasi deri në momentet e fundit kishte deklaruar se ajo është e vetmja dhe më e mira për këtë post”, është shprehur Meta.

Meta theksoi se ndryshimi i qëndrimit, sipas tij, ndodhi në momentin kur roli dhe ndikimi i Osmanit në skenën politike filloi të rritej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë Haxhi Avdyli ka thënë në…