Burim Ramadani: Dërgimi i FSK-së në Gaza, kontribut strategjik për sigurinë globale

17 prill 2026 | 10:28

Ish-deputeti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, e ka vlerësuar si strategjike pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin ndërkombëtar në Gaza, duke theksuar se ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë globale dhe ruajtjen e paqes.

Sipas Ramadanit, Kosova, si shtet i ri dhe i vogël, i ndërtuar pas ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare, po dëshmon gatishmërinë e saj për të kontribuar në sigurinë ndërkombëtare.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

FSK në Gaza është strategjike dhe kontribut për sigurinë globale. Kosova si shtet i ri dhe i vogël, i ndërtuar pas ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare, dëshmon gatishmërinë e saj për të kontribuar në siguri.
Pjesëmarrja është simbolike përnga numri dhe ashtu duhet të ishte. Por, mesazhi ndërkombëtar që jep Kosova është i qëlluar dhe i dobishëm.
Kuvendi ta miratojë me solemnitet këtë.

I uroj shëndet e siguri pjesëtarëve të FSK që do të zbarkojnë në Gaza, në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar për stabilizimin e sigurisë dhe ruajten e paqes.

#FSK #UshtriaeKosoves

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dorëzuar kërkesë zyrtare në…