Burim Ramadani fton në debat Sveçlën: Mos u fsheh, dil i çelim letrat se si e ke qeverisë Ministrinë e Policinë
24 dhjetor 2025
| 19:26
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 11, Burim Ramadani, ka kërkuar përballje televizive ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlës.
Ramadani, i ka kërkuar debat Sveçles, për mënyrën se si ky i fundit ka qeverisur.
Postimi i tij në Facebook:
Xhelal Sfeçla si ministër tash e 5 vjet, a je i gatshëm me dhënë llogari se qysh ke qeverisë?
Kam shumë për të thënë. Hajde i çelim letrat se si e keni qeveris Ministrinë e Policinë… Hajde debatojmë!
Bëju gati mirë, sepse populli do të habitet çka do të kuptojnë për qeverisjen e këtyre viteve!
Profesionalisht, jo veç politikisht!
Duhet përballje televizive për qeverisjen e MPB-së! Kjo do të ishte mëse e domosdoshme.
Mos u fsheh. Dil!



