Burim Ramadani ironizon VV-në dhe opozitën: Një popull nuk i nënshtrohet një individi
Kandidati për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone ironike ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare lidhur me votimet për Listën Serbe në institucionet e Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ramadani ka paraqitur një skenar satirik mbi, siç e quan ai, “harmonizimin e qëndrimeve” mes pushtetit dhe opozitës në momentet kyçe të vendimmarrjes.
Sipas tij, fillimisht të dyja palët shprehen kundër votimit të Listës Serbe në institucione si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo për pozita në Kuvend, por më pas ndryshojnë qëndrim njëkohësisht.
“VV: nuk e votojmë Listën Serbe në KQZ. Opozita: ani, as na”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
1.
VV: nuk e votojmë Listën Serbe në KQZ
Opozita: ani, as na!
VV: e votojmë Listën Serbe në KQZ
Opozita: ani, edhe na!
2.
VV: nuk e votojmë Listën Serbe për Nënkryetar Kuvendi
Opozita: ani, as na!
VV: e votojmë Listën Serbe për nënkryetar Kuvendi
Opozita: ani, edhe na!
E fundit –
VV: amo, po dojmë si pako dyqysh që mos na ma marrë vesh populli shumë!
Opozita: ani, në pako edhe na!
P. S
Një popull nuk i nënshtrohet një individi 😂



