Burim Ramadani paralajmëron krijimin e një partie të re politike në vend

13 prill 2026 | 10:38

Ish-deputeti Burim Ramadani ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në vend, duke theksuar se Kosova po përballet vazhdimisht me tensione dhe zhvillime që, sipas tij, e mbajnë vendin në një gjendje “dramatike”.

Në një postim publik, Ramadani shprehet se përgjegjësia kryesore bie mbi partitë politike, të cilat, sipas tij, duhet të riorganizohen për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Ai paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh, vetë qytetarët do të ndërmarrin hapa drejt organizimit të tyre.

Postimi i plotë i tij:

Duket se e tëra është kthyer në njëlloj drame, sepse duket se politikanët kryesorë po duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht.
Por, një gjë e besoj:
• nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do të riorganizohen!

Pra, ka shumë qytetarë, aktivistë, kontribues dhe të rinj që janë të gatshëm të angazhohen për të ndërtuar diçka të re, për të formësuar një platformë të re që do të vjen në shprehje nëse partitë politike aktuale nuk riorganizojnë veten.

Një lëvizje e re popullore politike do të formësohet në periudhën e ardhshme dhe do të lë në histori një pjesë të madhe të partive politike aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda një…