Burim Ramadani: VV të mos vajtojë, por të veprojë!

27 qershor 2025 | 08:45

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani ka theksuar se sot, VV nuk duhet të vajtojë (kundërshtojë) humbjen klasike.

“VV duhet të ndrrojë kandidatin, si pjesë e asaj që Gjykata Kushtetuese e ka obliguar për të pasur bashkëpunim dhe konsulta konstruktive me grupet tjera parlamentare (pikat 130 dhe 190).
Votimi i fshehtë as që bëhet fjalë!”.

“AAK që shënoi fitore institucionale përmes dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, nuk duhet të ndryshojë qëndrimin se ia voton VV-së kandidatët si Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai ka shtuar se PDK që ishte pjesë e takimit të vetëm konsultativ me VV, duhet po ashtu të qëndrojë në pozicionin e saj që ka votë për ndonjë kandidat tjetër të VV-së, që paraqet më shumë bashkëpunim.

“LDK duhet të ndrrojë qëndrimin se nuk voton. Të paktën, në respektim të Gj. Kushtetuese, LDK duhet të merr pjesë në votim, edhe nëse voton “kundër” apo “abstenon”. Kështu, sot mund ta konstituohet Kuvendi. Topi në dorën e VV-së, sërish. VV të mos vajtojë, por të veprojë!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Përparim Gruda Rendi i ditës i seancës konstituive është…