Burri i Albulenes: QUINT-i po mbron organizata kriminale

01 shtator 2025 | 21:05

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, është lëshuar në sulme të ashpra ndaj diplomatëve të huaj në Kosovë. Gjatë mbledhjes që u mbajt sot, ai tha se ambasadorët e vendeve të QUINT-it, “janë vënë në mbrojtje të organizatave kriminale”.

“Dhe ta dimë që ky dëm do të reflektojë edhe në proceset zgjedhore nëpër komunat ku Lista Serbe në këtë rast pretendon të garojë. Aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së e gjithë këta të tjerët që janë këtu të QUINT-it. E dinë shumë mirë sepse vetë e kanë deklaru me radhë. Por edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesapet e tyre politike të ngushta apo edhe të karrierës së tyre diplomatike”, tha Krasniqi.

Madje shtoi se diplomatët “që sillen andej e këndej në Kosovë, po bëjnë presion tek kryetarët e partive të cilët po i ngashënjejnë me punëtori jashtë shtetit”.

Për komente të ngjashme, në maj të këtij viti nga posti i zv/ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal ishte shkarkuar Arbër Vokrri. Ky në një debat televiziv kishte thënë se ka informata se “trazirat në veri ishin nxitur nga ndërkombëtarët në Kosovë”. Por si do të veprojë Albin Kurti me burrin e Albulena Haxhiut, që tash është nënkryetare e Kuvendit?.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tjetër ka ndodhur mes një veture dhe një…