Burri i kandidates për deputete të Vetëvendosjes, punësohet inspektor
31 gusht 2021
| 08:11
Bashkëshorti i Venera Llunji, kandidates për deputete nga Vetëvendosje, Blerim Llunji është punësuar si inspektor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ai u punësua si inspektor në Regjionin e Prishtinës pas kërkesës së kryeministrit për punësimin e 85 inspektorëve për të menaxhuar situatën e paraqitur së fundmi me Covid-19 në Kosovë.
Ndryshe, Vetëvendosje derisa ishte në opozitë i kritikonte qeveritë e kaluara për nepotizëm, shkruan blic.
Llunji është në mesin e 85 inspektorëve që do të angazhohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.




