Burri rrah partneren e tij në Drenas, ajo duke ikur goditet nga një veturë

22 maj 2024 | 10:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur nga një veturë.

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, është thënë në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albion Rrahmani ka pasur i një stinor shumë të suksesshëm…