Burri, vjehrri dhe kunati rrahin një grua në Malishevë

15 prill 2023 | 10:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga burri, vjehrri dhe kunati i saj në Malishevë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është  sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati). Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji s’ka treguar se si dhe…