Burri vret me armë 5 fqinjë pas ankesave për zhurmë gjatë karantinës

06 prill 2020 | 15:50

Policia ruse ka arrestuar në fundjavë një 32-vjeçar rus, i dyshuar se ka vrarë me armë gjahu 5 fqinjët e tij për të cilët ishte ankuar se shkaktonin zhurmë gjatë izolimit të koronavirusit.

Incidenti ndodhi në qytezën e Yelatma, rreth 320 kilometra në lindje të Moskës në rajonin Ryazan raportonin mediat vendase.

Autori dhe viktimat(katër burra dhe një grua)  ishin përfshirë në një debat për zhurmën jashtë apartamentit të të dyshuarit në pallatin tre-katësh.

Sulmuesi ishte ankuar të grupi për shqetësimin çka më pas degjeneroi në një konflikt verbal, para se ai të merrte pushkën e gjuetisë, të dilte nga apartamaneti dhe të qëllonte ndaj tyre, të pestë viktimat ndiqën në vendngjarje, thotë agjencia TASS.

Policia tha se i dyshuari kishte tentuar të largohej por u ndalua, ndërsa pushka e gjuetisë me leje u gjet në apartamentin e tij./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur besimin e…