Bushi, tifozëve: Ejani në stadium më 10 janar

06 janar 2020 | 22:37

Ndeshja qe do të luhet në 10 janar në “Air Albania Stadium” me qëllim ndihmën për personat e prekur nga tërmeti, do të bëjë bashkë shumë legjenda të futbollit shqiptar.

Një ndër ta është dhe Alban Bushi, trajneri aktual i shpresave u 21, i cili tregoi për Top Channel se vlerëson jashtëzakonisht nismën për këtë sfidë e mbi të gjitha nuk la pa treguar rëndësinë e ish futbollistëve të huaj që i kanë dhënë shumë futbollit.

“Falenderoj sindikatën, Andi Lilën dhe federatën për nismën. Ky është një stadium ku kemi kaluar shumë emocione duke luajtur 13 vite ndërsa tani është edhe më modern e çdokush do dëshironte të luante. Kundërshtarët janë të një niveli të lartë me emra të rëndësishëm ndaj do bëjmë më të mirën për të fituar këtë takim”, shprehet Alban Bushi.

Në vijim Bushi u ndal tek emocioni që ndjen për ritakimin me të gjithë ish miqtë e tij me të cilët për shkak të profesioneve pasi kanë lënë futbollin takohet shumë rrallë. Gjithashtu trajneri i U21 i bëri një ftesë të gjithë tifozëve sidomos nostalgjik të jenë prezent në Air Albania në 10 janar.

“Takohemi shumë rrallë me njëri tjetrin pothuajse fare qëkur kemi lënë futbollin,ndërsa tani mblidhemi sërish aty ku kemi kaluar emocionet më të forta dhe besoj vërtet se do jetë e njëjta atmosferë dhe publiku do kënaqet . Unë mendoj se kemi qenë brez i mirë por për mua më i miri ka qenë ai i europianit ne 2016. Tifozët duhet të jenë prezent jo vetëm për ndeshjen por për të dhënë ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti”, thotë Alban Bushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka barazuar në ndeshjen…