Busquets: E kemi të vështirë mbrojtjen e titullit në La Liga

02 korrik 2020 | 09:09

Mesfushori Sergio Busquets ka thënë se mbrojtja e titullit do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën e Barcelonës, pasi ky klub ka luajtur baras në ndeshjen e fundit me Atleticon (2-2).

“Të luftosh për titull është me të vërtetë e komplikuar kur i humb nga dy pikë në çdo ndeshje. Por, ne do të luftojmë deri në fund. Ne e dimë se është e vështirë, por do të tentojmë. Ata janë një rival i vështirë. Ne dominuam dhe krijuam raste, mirëpo u penalizuam nga dy penalltitë – është një turp i vërtetë”, ka thënë Busquets.

“Ne ishim liderë dhe ishim në pozitë të mirë para ndërprerjes së sezonit. Mendoj se ka qenë e vështirë për ne që nga atëherë. Në disa ndeshje kemi luajtur më mirë, në disa jo. Të humbasim pikë edhe sot e edhe në fundjavë bën që të jemi më larg qëllimit tonë, që është ta mbrojmë titullin e kampionit”, ka shtuar Busquets.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pishina e Gërmisë sot në ora 10:00 do t’i hapë…