Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit

19 dhjetor 2025 | 11:39

Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.

Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati, gjatë një interviste në emisionin e radios “Klan Kosova FM”.

Hebeja ka thënë se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.

“Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, ka thënë Hebeja.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, edhe përfshirë Marin Memën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…