Buxheti i vitit 2026 është i përkohshëm dhe emergjent
Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare ku është duke u shqyrtuar në lexim të dytë Projektbuxheti i vitit 2026, ka thënë se ky buxhet është i përkohshëm dhe emergjent.
Murati ka thënë se gjatë ditës së djeshme në komision janë shqyrtuar të gjitha amendamentet, duke rikujtuar edhe njëherë se miratimi i këtij buxheti është urgjent.
“Gjatë ditës së djeshme në komision kemi shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ajo që mund të them është ta rikonfirmoj atë që e tha edhe deputeti Besnik Tahiri, sapo e tha dhe e kërkoi të konfirmohet. Siç e kemi thënë edhe në fillim, ky është një buxhet i përkohshëm emergjent dhe për këtë arsye ne si qeveri nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që i kanë marrë dikasteret e tyre përsipër që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, ka thënë Murati.



