Buzëqesh grua

22 tetor 2025 | 08:26

Poezi nga: Alda Merini
Përktheu: Lefter Shomo

Buzëqesh grua,
Gjithmonë buzëqeshi jetës,
edhe kur ajo s’të buzëqesh.
Buzëqeshu dashurive të cofura,
U buzëqesh dhimbjeve të tua,
gjithandej buzëqesh.
Do të jetë buzëqeshja jote
drita në rrugëtimin tënd,
fari për detarët e humbur.
Do të jetë buzëqeshja jote
një fërfërimë krahësh,
Rreze dielli për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatiti: Ermal Nurja, osmanist dhe osmanolog Një akt në gjuhën…