Buzhala e kritikoi ‘Big Brother Vip’-in, nuk ftohet në debat

17 mars 2023 | 10:19

Berat Buzhala shprehet i habitur me televizionin që kishte marrëveshje: Që dy javë nuk më kanë thirrur në debat•

Gazetari Berat Buzhala ka treguar se e ka pasur një marrëveshje me televizionin shqiptar ‘Top Channel’, që të shkojë në emisionet e transmetuara dhe udhëhequra nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma.

Ai shpjegoi se një marrëveshje e tillë është bërë pas një insistimi të gjatë të tyre.

Por, ai u shpreh se pas një shkrimi që e kishte bërë në Facebook se si Big Brother Vip Albania, e që është prodhim i Top’it, ia ka ndërprerë njëanshëm kontratën kompanisë kosovare ‘Golden Eagle’, madje duke e cilësuar të keq këtë vendim.

Megjithatë, Buzhala u shpreh se ai ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe se lirinë e tij të të shprehurit nuk e lidhur kurrë me faktin që ka bashkëpunuar me Top Channelin si analist.

Në anën tjetër, ai u shpreh paska i habitur se në dy javët e fundit nuk e kanë thirrur në debat. Bile as në debatin e mbrëmshëm kur Kosova ishte temë në emision.

“Pra, une i kam shite sherbimet e mia per emisionin politik, e nuk e kam shite veten. Une, doren ne zemer, mendova qe me aq u mbyll kjo afere. Mirepo Topi e paska marre personalisht kete far pune.

Ne dy javet e fundit nuk me thirren ne debat, kurse une mendojsha qe kjo mosftese po ndodhte rastesisht. Kur cka me pa, mbrame e leshova Topin, e paskan teme Kosoven, kurse pasi shikova me vemendje ne studio e pashe qe une nuk qenkam aty. Xhizus Faking Krajst”, shkroi ai në Facebook.

“Beri do te vdes i pakuptuar nga shqiptaret. Udheheqesit e Topit eshte deshte me e dite qe paraqitjet e mia aty nuk kane nenkuptu subordinim timin jetesor ndaj kompanise. Nese ja keni ngule ne menyre jomorale dhe joligjore nje kompanie te Kosoves gjithe kam me fole. E shoh veten edhe si nje lloj zedhenesi te kesaj pjeses tone ne Shqiperi. Nejse, tash i vjen mire edhe Edit, se ne fillim raportet ishin ndryshe”, përfundoi ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani është kampion i Ligës Unike për femrat. Skuadra nga…