Buzhala i reagon Valon Sylës: Energjia elektrike nuk është si ai boksi në shesh

29 gusht 2021 | 20:14

Gazetari, Valon Syla ka akuzuar sot KEDS-in për shkak të ndërprejeve të energjisë.

“Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti?”, ka shkruar Syla

Lidhur me këto akuza zëdhënësi i KEDS-it për media, Viktor Buzhala, ka thënë se mbi 99.7 për qind konsumatorëve janë furnizuar më energji elektrike.

“Ndryshe, më duhet ta shpjegoj për mediat që sot vazhdimisht janë furnizuar më energji elektrike mbi 99.7 për qind e konsumatoreve. Flm per mirekuptim” ka shkruar Viktor Buzhala.

Postimi i plotë i zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala

Valon A. Syla energjia elektrike nuk eshte si ai boksi ne shesh, qe i nalen dritat sa here ti mshon najkush i forte. Tu kane perzi kabllot dicka.

Ndryshe, me duhet ta shpjegoj per mediat qe sot vazhdimisht jane furnizuar me energji elektrike mbi 99.7 per qind e konsumatoreve.  Flm per mirekuptim

#rrenaikakembeteshkurtera

Valon Syla: Pse po e ndalni rrymën, me i mshef lajmet me skandale a?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i listës së PDK-së për komunën e Mitrovicës, Arian…