Buzhala: Pse këto reagime histerike nga figurat e pushtetit për fletëvotimet në Mitrovicë, pse po tuten?
Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e Jugut, ku Prokuroria ka nisur hetimet për dyshimet me manipulim me vota në QKN, shkruan Periskopi.
Ai përmendi se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, e uroi fituesin Faton Peci “në mënyrën më perëndimore të mundshme”, por sipas tij, më pas doli Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një “gabim teknik”, çka ngjalli dyshime për manipulime.
Buzhala theksoi se në vitin 2010 kishte pasur rivotim në Mitrovicë për shkak të dyshimeve të ngjashme dhe vuri në pah se këtë herë janë regjistruar 2 mijë votues më shumë në balotazh sesa në raundin e parë – një situatë që nuk është parë në asnjë komunë tjetër.
Sipas Buzhalës, reagimet “histerike” nga figurat e pushtetit ngritin dyshime se “diçka po fshihet”. Ai shtoi se, po të ishte një rast i ngjashëm që prekte Lëvizjen Vetëvendosje, “tashmë do të ishin lidhur për radiotarash”, duke nënkuptuar se do të kishte reagime shumë më të ashpra.
Postimi i plotë:
Bedri Hamza sot e uroi fituesin e zgjedhjeve, Faton Pecin, ne menyren me Perendimore te mundshme. Pa tendenca dhe pa dashakeqesi.
Sot e kuptuam qe me gjase paskan vjedhe vota. Doli KQZ e tha gabim teknik. Ahaaahhahahahaa.
Qysh po e dini more tash? A e ditet edhe dje? Pse nuk keni kallxu.
Ne vitin 2010 ka pase rivotim ne Mitrovice per dyshime ne votim.
Dyshime sa te dushe edhe tash. 2000 veta ma shume ne balotazh se ne rundin e pare. Ne asnje qytet tjeter vec ne Mitrovice.
PDK duhet me i mbrojte dhe me luftu per integritetin e ketyne zgjedhjeve – nese nuk jane ne gjume.
T’ish kane ky rast per Vetevendosjen, tash ishin lidhe per radiotarash.
Edhe tek e fundit, pse keto reagime histerike nga figurat e pushtetit? Pse po tuten? Cka kane me mshefe?



