Bylbyl Sokoli largohet nga Ferizaj

29 korrik 2019 | 23:48

Trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli është larguar nga skuadra e Ferizajt.

“Profa” që ia siguroi kësaj skuadre mbijtesën e ka konfimuar largimin nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sokolit pa nderhyrje

Nga sot, me 29.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj.
Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët  dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë)  e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.
Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët,  Fizioterapeutet si dhe Sekretarin  e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves. Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës…