Bytyçi: Qytetarët që i paguajnë taksat nuk e lejojnë mashtrimin dhe hajninë nga politikanët

12 dhjetor 2020 | 12:24

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci ka thënë se mos hajnia ndaj shtetit fillon kur paguhen taksat.

Bytyçi ka thënë se tërheqja e 10 përqindëshit ka dhënë mësim se si shoqëritë e zhvilluara paguajnë taksat ndaj shtetit.

“10% i trustit përtej përfimit përsonal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen. Shoqeritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar. Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajn taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët”, ka shkruar Bytyçi në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Austrisë hodhi poshtë një ligj, të miratuar…