
Bytyqi: E habitshme sjellja e deputetëve ndaj Projektligjit për vlerat e UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili e ka iniciuar Projektligjin për vlerat e UÇK-së, ka reaguar pasi Kuvendi nuk e votojë sot në lexim të parë këtë projektligj.
Në një konferencë për media, ai e ka vlerësuar si të çuditshme sjelljen e deputetëve të LV-së dhe LDK-së gjatë seancës se sotshme. “Është e habitshme sjellja e disa kolegëve deputet se si u sillën në seancë, ku disa nuk qëndruan në seancë, të tjerët nuk morën pjesë fare në votim. Qëllimi kryesor i këtij ligji është ta institucionalizojmë Luftën UÇK-së”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme që të bëjë përmirësime në projektligjin i cili u kritikua nga ndërkombëtarët. “I kujtojmë shqetësimet e miqve tanë ndërkombëtarë, por ne ju sigurojmë se jemi të gatshëm që në lexim të dytë t’i bëjmë përmirësimet”, ka deklaruar Bytyqi.