Bytyqi: Nisma po jep shembull se si qeveriset

20 maj 2018 | 22:45

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, deputetë dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës, morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Nismës Socialdemokrate në Prizren.

“Fryma e Nismës Socialdemokrate po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Ne po japim shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Rritja e Nismës po ndodh për shkak të punës së mirë që po bëhet në nivel qendror. Ne e kemi ulur kokën dhe po punojmë dhe kjo më së shumti u është dashur qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë më së shumti për politikat socialdemokrate të Nismës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina dhe SHBA-ja vendosën të heqin dorë nga çdo luftë…