Bytyqi: Pritet së shpejti hapja e kolegjit DMACC në Kosovë

07 maj 2019 | 18:41

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Byqyri, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të hapet kolegji DMACC në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Bytyqit:

Të dashur miq, sot prita në takim presidentin e “Des Moiner Area Community Collage” (DMACC) të Iowas, z. Robert Denson me bashkëpunëtorë, me të cilët kam biseduar rreth bashkëpunimit në arsim, e në veçanti në arsimin dhe aftësimin profesional.

Gjatë këtij takimi biseduam më detajisht për projektin e hapjes së Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë, e cila do të jetë degë e Kolegjit DMACC. Po ashtu, diskutuam edhe për fushat e identifikuara për programet që do t’i ofrojë ky kolegj për të rinjtë tanë, programe për të cilat ka më së shumti nevojë tregu i punës në Kosovë.

Falënderova presidentin Denson për bashkëpunim dhe për krijimin e mundësive të hapjes së këtij kolegji në Kosovë dhe shpreha gatishmërinë time dhe të MAShT që të shtyjmë përpara procedurat e themelimit të këtij kolegji në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Livoreka ka thënë për “Epokën e re” se Drita…