Bytyqi vizitoi maturantët që iu nënshtruan provimit të maturës në shkollën “Dr. Ali Sokoli”

12 qershor 2019 | 12:44

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore në Shkollën e Mesme “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministri Bytyqi, fillimisht ka uruar maturantët për suksese në këtë test, ndërsa ka thënë se shpreson që çdo gjë do të shkojë mirë kudo në shkollat tona, ashtu siç është planifikuar dhe janë bërë përgatitjet që ky test të dalë me rezultate sa më reale.

“Gjatë vizitës që u bëmë maturantëve, pamë se çdo gjë ka filluar mbarë dhe në kohë. Nuk është vërejtur ndonjë parregullsi dhe shpresoj se gjatë tërë ditës, deri në mbyllje të testit gjithçka do të shkojë mbarë. Çdo parregullsi eventuale që mund të ndodhë, qoftë nga nxënësit, vëzhguesit apo kushdo qoftë tjetër, do të veprohet sipas akteve ligjore në fuqi”, ka thënë ministri Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, me rastin e 20-vjetorit të…