Cagliari shokon Napolin

25 shkurt 2024 | 18:03

Cagliari befason Napolin në fundin e ndeshjes, duke arritur që të dalë me një barazim 1-1 nga dueli i sotëm. Kampionët në fuqi do të kalonin të parët në avantazh me Osimhen në minutën e 66-të.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjejë rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.

Napoli me këtë barazim mbetet në vendin e 9-të me 37 pikë duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, është detyruar të ndërpresë…