Çahet xhami në kabinë, avionin i linjës Tiranë – Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

23 maj 2025 | 08:50

Një incident i rrezikshëm ndodhi të martën me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana drejt Oslos u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Splitit në Kroaci, për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit dhe një rënieje të papritur të presionit të ajrit në kabinë.

Një dëgjues në frekuencë raportoi: “DY1935 po devijon në Split për shkak të dritares së çarë dhe humbjes së presionit”, raporton euronews.al

Në Aeroportin e Splitit, situata kaloi në gjendje alarmi, ku të gjitha shërbimet e emergjencës – zjarrfikësit, ambulancat, infermierët dhe forcat e policisë – u vendosën në gatishmëri në pistë.

Për fat të mirë, pilotët arritën ta ulin avionin në mënyrë të sigurt dhe nuk pati asnjë të lënduar në bord.

Nga burime të pakonfirmuara, mësohet se ky ishte incidenti i dytë brenda të njëjtës ditë për të njëjtin avion. Më herët, gjatë mëngjesit, avioni që operonte fluturimin DY1934 Oslo–Tiranë, ishte detyruar të devijonte në Berlin, për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe për të shqyrtuar procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë, që ka ndodhur brenda disa orësh.

Fakte për incidentin:

Data e incidentit: 20 maj 2025

Linja ajrore: Norwegian Air Shuttle

Numri i fluturimit: DY1935

Itinerari: Nisja nga Tirana, Shqipëri – Destinacioni: Oslo, Norvegji

Regjistrimi i avionit: LN-NIP

Lloji i avionit: Boeing 737-800

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet…