Cakaj në Bosnjë: Njohja e Kosovës, vendim i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

16 qershor 2020 | 14:52

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Sarajevë, zhvilloi një takim me nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se gjatë takimit u theksua se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Postimi i plotë i tij:

Sot, në vizitë zyrtare në Sarajevë, zhvillova një takim me Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, znj. Bisera Turković ????!

Biseduam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së turizmit.

Vlerësuam bashkërisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e ndërlidhjes, transportit, digjitalizimit dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të shtuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, theksuam se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Në fund, ndamë pikëpamjen e njejtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo…