Cakaj pret në takim Hazirin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe Luginën
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Cakaj ka bërë me dije se e ka falënderuar për punën e tij të vyer në komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës.
“Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë. Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti. Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces. Mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R/ Epoka e re)



