Cakaj takohet me Kamberin, bisedojnë për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

24 nëntor 2020 | 10:58

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Cakaj ka bërë me dije se me Kamberin kanë diskutuar edhe rreth çështjes së fshirjes se adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, raporton “Epoka e re”.

“Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi! Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare. Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman…