Cakolli: Gjykata Kushtetuese e konstatoi se Dehari e ka shkelur aktgjykimin

08 gusht 2025 | 13:31

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Cakolli ka thënë se gjykata e ka konstatuar që është shkelur aktgjykimi nga kryesuesi Dehari.

‘‘Siç kemi thënë, Gjykata konstatoi që është shkelur aktgjykimi nga kryesuesi Dehari. Seanca konstituive duhet të vazhdojë me votim të hapur. Ndërsa, subjekti më i madh mund të propozojë të njëjtin kandidat vetëm deri në tri herë. Deputetët kanë kohë edhe 30 ditë të tjera për t’a konstituar Kuvendin’’, ka shkruar Cakolli në ‘‘Facebook’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të…