Cakolli i KDI-së, Avni Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

06 korrik 2025 | 20:48

Eugen Cakolli, i KDI-së, i është kundërpërgjigjur Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, i cili sot tha se do të bëhej shkelje nëse do të pyeste deputetët nëse janë për votim të fshehtë apo jo.

Cakolli theksoi se përpjekjet për votimin e fshehtë, të cilat kanë dështuar 34 herë radhazi, nuk mund të konsiderohen si zgjidhje, por si manipulim procedural dhe burim i vazhdueshëm i bllokadës.

Sipas Cakollit, këmbëngulja për një votim të fshehtë është kontradiktore dhe e papranueshme, pasi nuk ka asnjë autoritet për ta ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës.

Ai shtoi se një procedurë e tillë ka vetëm dëme, duke theksuar se duhen respektuar parimet e konsensusit dhe vendimet e marra kolektivisht, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar me humor dhe…