Cakolli komenton ankesën e LV-së që të anulohen votat e diasporës

08 mars 2025 | 15:12

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila po kërkon nulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi.

“Në kuadër të ankesave të dorëzuara në PZAP, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi. Edhe pse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, anulimi i plotë i votës së diasporës do të kishte pasoja të mëdha. Një vendim i tillë jo vetëm që do të shkaktonte vonesa në certifikimin e rezultateve, por mbi të gjitha do të ndëshkonte edhe ata qytetarë që kanë votuar në mënyrë të rregullt”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ai ka theksuar se në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës se ky viti i ri fiskal…