Cakolli kritikon KQZ-së: Prej më shumë se 10 ditësh nuk është mbajtur asnjë mbledhje formale

08 janar 2026 | 15:59

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mungesë të mbledhjeve prej 28 dhjetorit.

Ndonëse ka vlerësuar së në zgjedhjet e 28 dhjetorit KQZ-ja ka pasur një performacë të mirë, ai ka thënë se mungesa e mbledhjeve për më shumë se 10 ditë është e paarsyeshme.

Cakolli ka shkruar në “Facebook” se puna e KQZ-së duhet të jetë transparente.

“Pa dyshim, në këto zgjedhje KQZ-ja ka pasur një nga performancat më të mira ndonjëherë, sa i përket rezultateve zgjedhore. Platforma elektronike ka funksionuar pa probleme, përditësimet kanë qenë të shpeshta, ndërsa të dhënat – nga rezultatet e detajuara për secilën kategori, te ndarja e mandateve e plot elemente të tjera – kanë qenë realisht në një nivel të ri”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e mbledhjeve të KQZ-së, që pas ditës së zgjedhjeve. Prej më shumë se 10 ditësh nuk është mbajtur asnjë mbledhje formale ku do të duhej të kishte raportime dhe diskutime më të detajuara mbi aspektet teknike dhe operacionale të procesit zgjedhor, sidomos mbarëvajtjen e kësaj faze. Pra, puna teknike ka qenë tejet pozitive. Tani, ajo do të duhej të plotësohet edhe me më shumë transparencë dhe llogaridhënie institucionale”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nuk…