Cakolli: LV-ja nis fushatën para datës zyrtare, i shmanget mbikëqyrjes nga KQZ-ja dhe PZAP-i

12 shtator 2025 | 13:38

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës” një ditë para se të fillojë fushata.

Ai ka thënë se në këto raste, as KQZ-ja dhe as PZAP-i, nuk kanë “kompetencë për mbikëqyrje”.

“Nuk ka qenë praktikë deri më tani që tubimet hapëse të mbahen para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Këtë vit, një tubim i tillë po u zhvilloka nga Lëvizja Vetëvendosje. Më shumë sesa për ndonjë risi organizative, kjo lidhet me faktin se periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht, si në aspektin e gjuhës së përdorur, ashtu edhe të shpenzimeve apo të kufizimeve të tjera. Fushata zyrtare nis nesër, më 13 shtator, dhe deri atëherë çdo aktivitet politik zhvillohet jashtë çdo përgjegjësie ligjore. Kjo do të thotë se, për çfarëdo që ndodh në aktivitetet e parafushatës, as KQZ-ja e as PZAP-ja nuk kanë kompetencë të mbikëqyrin, e rrjedhimisht as të shqiptojnë gjoba apo sanksione – madje as në rast të përdorimit të gjuhës nxitëse/së urrejtjes, apo të shpenzimeve të pakontrolluara”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.…