Cakolli : LV-ja nuk mundet me thirr seancë pa i dëshmuar presidentes se i kanë 61 numra

28 tetor 2025 | 17:02

Pas raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, ka reaguar analisti i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli.

Në një prononcim për “Kosova Live”, Cakolli ka theksuar se thirrja e një seance të tillë nuk mund të bëhet nga askush pa e dëshmuar paraprakisht tek presidentja e vendit se ekziston shumica prej 61 deputetësh që mbështesin formimin e qeverisë së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të enjten…