Cakolli: Nëse shkohet sërish në zgjedhje, mund të mbahen prapë në dhjetor

08 qershor 2026 | 22:49

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nëse shkohet sërish në zgjedhje, atëherë dhjetori nuk është i pamundur që të mbahen ato.

Ai tregoi si do të konsumohen procedurat, duke thënë se zgjedhjet shkojnë deri në nëntor, por një krizë e vogël, një pyetje në Gjykatë Kushtetuese ato mund të arrijnë dhjetorin që të mbahen.

“Nëse eventualisht shkojmë prapë në zgjedhje për shkak të dështimit për zgjedhjen e Presidentit, afati më i mundshëm është prapë dhjetori, edhe nëse veç afatet nominale ndiqen”, ka deklaruar Cakolli në T7.

“Nuk është që dhjetori është i pamundur, është kogja optimal”, ka theksuar Cakolli.

Ai ka dhënë edhe skenarët pas numërimit të votave të diasporës, lidhur me zgjedhjet e mbajtura dje.

Sipas tij, në rastin më të mirë për LVV mund t’i fitojë 5 deputetë më shumë, që do t’ia humbte 2 PDK-së, 2 LDK-së dhe 1 AAK-së.

Por, ai tha se zakonisht LVV shkon në 65 deri në 70% të votave të diasporës që i bie deri në 52 deputetë.

“LVV nuk është që përformon më mirë se 65% në diasporë, në rast se mbetet aty VV mbetet me 52 deputetë, PDK 22, LDK 19 dhe AAK 7. Ajo që nuk ndryshon është që AAK do ta humb një deputetë pas numërimit të votave të diasporës”, ka thënë Cakolli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur për rezultatin e Aleancës, komentatori politik Halil Matoshi…