Cakolli nga KDI-ja: Të gjitha pikat e aktgjykimit, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

26 gusht 2025 | 15:15

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se të gjitha pikat e aktgjykimit vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Ai ka përmendur edhe obligimin për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit.

“Të gjitha pikat e aktgjykimit, përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin. Afati 30-ditor (deri më 17 shtator) do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur”, ka thënë Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit po i bën presion Lillet për transferimin…