Cakolli nga KDI: Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së

28 qershor 2021 | 21:22

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasuri gati sa 1/3 e buxhetit të vendit, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së.

Postimi i plotë:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasuri në vlerë prej plot 720 milion eurosh, apo gati sa 1/3 e buxhetit të vendit.

Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila, si dhe

Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner.

Deputetët kanë dekaluar rreth 210 milion euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milion euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milion euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milion euro para të gatshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbajti një fjalim në Parlamentin…