Cakolli: Nuk mund të shpallen zgjedhje të parakohshme pa u konstituar Kuvendi

25 prill 2025 | 14:18

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)  ka vlerësuar se pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Ai është shprehur se Kuvendi nuk konstituohet me thirrje apo mbledhje, por vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.

“Afati kushtetues 30-ditor është për thirrjen dhe mbajtjen e seancës konstituive, jo për përmbylljen e konstituimit – dhe ky afat është konsumuar që më 15 prill. Çdo interpretim tjetër është ose keqkuptim, ose tentativë për t’i ikur dështimit politik”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk shkaktohen automatikisht nga dështimi për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pasi sipas tij Kushtetuta nuk njeh një rrugë të tillë të shkurtër.

“Nëse mungon shumica, zgjedhjet mbeten opsion politik – por absolutisht jo pasojë kushtetuese. Deri atëherë, pa shumicë, nuk ka kryetar, nuk ka Kuvend funksional dhe nuk ka as afat që e ‘rregullon’ vetvetiu problemin. Mbi të gjitha, edhe rruga drejt zgjedhjeve – nëse palët dakordohen për to – kalon përmes konstituimit të Kuvendit”, ka shkruar Cakolli.

Të premten është mbajtur seanca e katërt me radhë që ka dalë në votim e propozuara  e LV-së për kryetare të Kuvendit, Albulen Haxhiu, e cila nuk ka marrë vota të mjaftueshme as sot. Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh, të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri polak Wojciech Szczesny, që në shtator u rikthye të…