Cakolli pas reagimeve të pushtetit rreth intervistës së Pacollit në RTK: Flet shumë për standardin që presin

28 korrik 2025 | 21:52

Sipas Eugen Cakollit nga IKD, reagime e pushtetit, si ai i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila pretendoi se Pacolli po “sulmohet brutalisht”, zbulojnë pritshmëritë e ulëta ndaj mediumit publik.

Ai gjithashtu paralajmëroi se, pas kësaj interviste në RTK, anëtarët e qeverisë në largim mund t’i refuzojnë përkohësisht pjesëmarrjet.

“Me kërku llogari dhe me refuzu një narrativë nuk është sulm personal. Përkundrazi, fakti që kjo u duket e papranueshme disave, flet shumë për standardin që presin nga mediumi publik – mbase për shkak të përvojave të kohëve të fundit.

Sidoqoftë, pas kësaj interviste të fundit në RTK, mos u çuditni kur të refuzohet përkohësisht pjesëmarrja në intervista tjera… të paktën derisa të bien në ndonjë moderator/e më pak (ose aspak) sfidues/e.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Abazi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një…