Cakolli: PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre

24 gusht 2025 | 12:46

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se ndryshimi i kandidatit nga LV-ja dhe propozimi i dikujt që s’ka pasur pozitë ministrore është hap pozitiv dhe afrim drejt zgjidhjes – të paktën nominalisht.

Mbase, sipas tij, nuk i përgjigjet plotësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, por gjithsesi shkon në drejtimin e duhur.

“Në anën tjetër, PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt”.

“Në këtë situatë mosbesimi e loje nervash, zgjidhja nuk është më aq e largët. Megjithatë, ajo varet nga vullneti i LV-së për konsultim real dhe konstruktiv dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike”, ka shkruar në “Facebook” Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Allegri pranon se Milani ‘nuk mund të vazhdojë të…