Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e grupeve parlamentare, jo të deputetëve

09 prill 2026 | 15:11

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), ka theksuar se përbërja e KQZ-së reflekton grupet parlamentare dhe jo numrin e deputetëve të partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se në një situatë hipotetike ku një parti merr 75 për qind në zgjedhje dhe 5 subjekte të tjera nga 5 për qind, atëherë të gjitha grupet do të kishin nga një anëtarë.

“Përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend. Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare si të tilla –  pavarësisht numrit të deputetëve, për aq sa është e zbatueshme. Për ilustrim, në një situatë hipotetike, edhe nëse një subjekt do t’i fitonte 75 për qind në zgjedhje, e pesë subjekte tjera nga 5%, prapë se prapë, të gjitha gjashtë grupet do të kishin vetëm nga një anëtar. E nëse ky model zbatohet për përbërjen bazë, nuk ka asnjë sens që për anëtarët ‘shtesë’ të aplikohet një formulë tjetër për emërim”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Cakolli ka thënë se sot mbyllet afati 60 ditor për nisjen e mandatit të anëtarëve të rinj, ndërsa ka theksuar se ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkelur afatin procedural me mosemërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Përndryshe, sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së. Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve veçse është shkelur prej më shumë se dy javësh – nga presidentja Osmani. Ajo nuk ka ushtruar kompetencat e saj kushtetuese e ligjore, përkundër vendimmarrjes së shpejtë të Kushtetueses në lidhje me këtë situatë, e cila i kishte lënë presidentes disa ditë kohë për emërim, para përfundimit të mandatit të saj”, ka ka shkruar Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, është shfaqur i lumtur me…