Cakolli: Problemi me kode të fletëvotimeve njollë e keqe për procesin zgjedhor

13 nëntor 2025 | 14:48

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se problemi me kodet e fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut, Gjakovë dhe jo vetëm janë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Sipas tij, nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar në këtë drejtim, mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor për çka siç ka thënë i mbetet KQZ-së që të analizojë dhe zgjidhë këtë çështje.

“Përkundër deklarimeve spontane te artereve brenda të KQZ -së, ende s’është e qartë përmasa e problemit me kodet e fletëvotimeve ndonëse fillimisht ja ë përmendur dy komuna dje u publikua një listë qe të gjitha komunat janë të prekura nga një problem i tillë kjo normalisht është njolle e keqe që do t’i mbetet procesit zgjedhor. KQZ-ja duhet dhe është ne procedurë të përpilojë një raport te detajuar për këtë çështje të paktën për Mitrovicën në të cilën ka pasur ankesë. Ende s’është e qartë përmasa e problemit me këto fletëvotime…. por kjo do të jetë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar ne këtë drejtim mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor…Situata e tilla minojnë besimin e publikut dhe zgjidhja e vetme është të ketë analizë dhe raport të detajuar nga ana e KQZ-së për këtë çështje dhe marrje të përgjegjësisë”, ka thënë Cakolli për “RTV21”.

Sa i përket mundësisë për rivotim në Mitrovicë të Jugut pas kërkesës së PDK-së Cakolli ka thënë se i mbetet Panelit Zgjedhor për Ankesa (PZAP) dhe parashtresa të vendos një gjë të tillë.

“PZAP-ja ka autoritet ligjorë të vendosë për rinumërim, rivotim apo të hedh poshtë ankesën e PDK-së. Janë gjithsej 96 orë, dy ditë veçse kanë kaluar që i bie janë edhe tri ditë maksimalisht brenda së cilave PZAP-ja duhet të dalë me vendim”, ka thënë Cakolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi…