Cakolli: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë problem serioz për demokracinë

09 janar 2026 | 22:02

Eugen Cakolli nga KDI, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë.

Cakolli tha se ‘Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj’.

“Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën. Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare” shkruan Cakolli.

Postimi i plotë:

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë. Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj.

Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën.

Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alarmon MABCO: Kompania me 2 % të aksioneve po i…