Cakolli: Tashmë jemi në situatë të paprecedentë, me Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me qeveri në detyrë

27 korrik 2025 | 12:55

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se dje u shënua një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit e vetëdije.

“Një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije. Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj në përmbushjen e obligimit kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Barra kryesore, sipas Cakollit bie mbi VV-në që ka dalë e para në zgjedhje.

“Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara. Nga sot, nuk do të kemi më seanca me improvizime e arbitraritet, si në sagën e mbi 100 ditëve të kaluara – një periudhë që, mbi të gjitha, shpërfaqi mungesën e përgjegjësisë politike dhe refuzimin e kompromisit si vlerë demokratike”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë i tij:

Një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije. Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj në përmbushjen e obligimit kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve.

Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara.

Nga sot, nuk do të kemi më seanca me improvizime e arbitraritet, si në sagën e mbi 100 ditëve të kaluara – një periudhë që, mbi të gjitha, shpërfaqi mungesën e përgjegjësisë politike dhe refuzimin e kompromisit si vlerë demokratike.

Tashmë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje.
Qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të llogarive të ngushta partiake.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas periudhës së huazimit te Juventusi në janar, e ardhmja…