Cakolli thotë se nuk u është mundësuar që ta monitorojnë seancën e sotme të Kuvendit

27 maj 2025 | 11:55

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se pas performancës që zhvilluan sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshën të monitorojnë seancën – ashtu siç kanë bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit.

“Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat. Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari. Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, pas dështimit të vazhdimit të…